MSh publikon listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë publike listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës rreth hyrjeve dhe daljeve nga Kosova.

Në bazë të kësaj liste, 3 shtetet me rrezikshmëri më të lartë janë: Izraeli, Qipro dhe Mali i Zi.

MSh poashtu në njoftim ka bërë të ditur se lista në fjalë do të përditësohet në çdo javë.

Në Kosovë ditëve të fundit ka pasur raste të shumta me COVID-19, vetëm në 24 orët e fundit sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike pozitiv me këtë virus kanë rezultuar 1 mijë e 67 qytetarë, ndërsa kanë vdekur 17 qytetarë.

Për shkak të rritjes së rasteve, Qeveria ka marrë vendim moslejimin e dasmave, mbylljen e klubeve të natës si dhe rikthimin e bartjes së maskës në grupe.