Foto: MPJD

MPJD: Për pak ditë përmbyllet procesi për emërimin e 12 ambasadorëve të rinj

Brenda pak ditësh pritet që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) t’ia dërgojë presidentes së vendit, Vjosa Osmani emrat për dekretimin e 12 ambasadorëve të rinj.

Kështu kanë bërë të ditur në një përgjigje për KALLXO.com, zyra për media e MPJD-së.

Ambasadorët e rinj sipas MPJD-së do të jenë diplomat të karrierës.

“MPJD do të bëjë propozimin për plotësimin e pozitave të lira të ambasadorëve nëpër misionet e Kosovës nëpër botë. Diplomatët e karrierës me gradën ambasadorë do t’i plotësojnë këto vende. Krahas diplomatëve të karrierës, gjithashtu në disa prej misioneve do të emërohen ambasadorë, personalitete të shquara të vendit që kanë kapacitetet e duhura profesionale për t’i shërbyer misioneve tona”, thuhet në përgjigje.

Në maj të këtij viti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kishte kërkuar nga presidentja e vendit që t’i liroj nga detyra 12 ambasadorë politik.

Ambasadorët e shkarkuar kanë shërbyer në: Gjermani, Shqipëri, Çeki, Holandë, Hungari, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Australi, Mali i Zi, Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe në Katar.

 

Këta janë 12 ambasadorët e shkarkuar nga Vjosa Osmani