Mitrovicë, plagoset një person

Një person i moshës rreth 44 vjeçar është plagosur në Mitrovicë të Jugut. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sontme më 13.02.2026.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Shpend Fazliu, zëdhënës i Spitalit të Mitrovicës.

“Pas ekzaminimeve mjekësore nga stafi Emergjent, është konstatuar lëndim në këmbë, me armë zjarri. Aktualisht, po vazhdon trajtimi dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”- tha Fazliu.

Zëdhënësi potencoi se i plagosuri arriti në emergjencë rreth orës 22:25.

KALLXO.com kontaktoi edhe Policinë e Kosovës lidhur e rastin, mirëpo ende nuk kemi marrë përgjigje.

Ndryshe, ky është rasti i dytë i plagosjes i ndodhur këtë javë në Mitrovicë.

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë të Jugut