Aksion i Madh në Prishtinë Konfiskohen 47 Kilogramë Drogë

Gjashtë persona janë arrestuar gjatë një aksioni të djeshëm të Policisë së Kosovës, përkatësisht njësiti anti-drogë.

Gjatë aksionit, policia ka bastisur një lokacion në fshatin Marevc dhe një tjetër në fshatin Matiqan, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 47 kilogramë  substancë të dyshuar narkotike, 3 revole me gaz, disa fishekë dhe tre vetura.

Sipas policisë në këtë aksion ishin arrestuar katër të dyshuarit e parë, ndërsa personi i pestë ishte arrestuar ne rrugën Prishtinë-Podujevë dhe i gjashti në një lokal afër Postës së Kosovës.