Ilustrim

Paralajmërimi nga Apple: Nëse përdorni iPhone, sa më shpejt ta azhurnoni pajisjen tuaj

Ekspertët e sigurisë flasin shpesh lidhur me atë se nuk ka siguri të plotë kur kemi të bëjmë me teknologjinë. Natyrisht, gjithmonë ekziston një mënyrë që dikush ta hakojë telefonin tuaj, t’i vjedhë të dhënat dhe gjëra të ngjashme. 

Megjithatë, disa pajisje janë më të sigurtë se të tjerat, e pikërisht mund të thuhet për telefonat Apple kur i krahasojmë ata me telefonat e Android. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se është vështirë për të ‘depërtuar’ tek ta. 

Një lajm i ri i keq për pronarët e pajisjeve mobile me “mollë” vjen nga kompania Apple. Ata i kanë informuar përdoruesit e tyre se azhurnimi i ri (iOS 14.4) vjen me rregullime sigurie për tri dobësi të sigurisë që “mund të shfrytëzohen tashmë në mënyrë aktive”.

Nga pyetjet e shumta të bëra nga mediat e huaja, nuk është dhënë asnjë përgjigje konkrete se cilat ishin këto të meta apo lëshime dhe si mund të përdoren, dhe nuk dihet se sa nga përdoruesit e tyre janë të rrezikuar. Dihet vetëm se si Apple u paralajmërua për shkelje të sigurisë nga një studiues anonim, i cili pritet të shpërblehet me një shpërblim.

Të metat u gjetën në WebKit, i cili është një motor shfletues i përdorur nga Safari, si dhe në Kernel, një nga pjesët themelore të sistemit operativ.

Pra, ndërsa ka shumë të panjohura për të metat dhe sulmet, një gjë është e qartë – nëse përdorni iPhone dhe iPad, rekomandohet që ta azhurnoni softuerin në versionin më të fundit të iOS 14.4 sa më shpejt të jetë e mundur.