Opsionet e reja shëndetësore në orët e Apple

Apple ka ambicie të mëdha në tregun e kujdesit shëndetësor, por do t’i duhet shumë kohë që planet e tyre të bëhen realitet.

Duke qenë se është një treg jashtëzakonisht i ndjeshëm, Shefi Ekzekutiv Tim Cook dhe udhëheqës të tjerë të kompanisë nuk duan të nxitojnë për të mos bërë një hap të gabuar sepse diçka e tillë mund ta dëmtojë perceptimin dhe reputacionin e kompanisë në publik.

Gjithashtu, për të gjitha teknologjitë që lidhen me shëndetin dhe mjekësinë, është e nevojshme që fillimisht të merret miratimi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, që është një proces i gjatë dhe i vështirë, dhe kjo është edhe arsyeja që ne nuk i kemi ende disa opsione që mund të jetë gati, por jo i miratuar.

Dhe ajo që mund të presim së shpejti, ndoshta tashmë në gjeneratën e ardhshme të orës Apple, është një sensor për matjen e presionit të gjakut, zbuloi një raport i ri i detajuar nga Bloomberg. Megjithatë, nuk duhet të presim një teknologji që do ta zëvendësojë matësin e presionit, sepse sensori i Apple nuk duhet ta lexojë gjendjen e saktë të presionit. Domethënë, bazuar në leximet e sensorëve, ora e Apple duhet t’i njoftojë përdoruesit kur presioni i tyre i gjakut është i ngritur, në mënyrë që ata të mund të reagojnë në kohë dhe më pas ta masin vetë presionin e gjakut.

Gjithashtu, gjenerata e re e orës duhet të sjellë opsione për monitorimin e frymëmarrjes dhe zakoneve të gjumit, si dhe do t’i paralajmërojë përdoruesit për mundësinë e apnesë bazuar në ndërprerjet e mundshme në frymëmarrje gjatë gjumit.

Sipas këtyre të dhënave, ora Apple nuk do të bëhet, të paktën jo ende, një mjet që do t’i zëvendësojë instrumentet tona tradicionale mjekësore, por Apple Watch duhet të paralajmërojë pronarët e saj për problemet e mundshme me presionin e gjakut dhe apnenë e gjumit, në mënyrë që ata të mund të kërkojnë ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe, nëse kanë ndonjë problem më serioz, të fillojnw me terapinë.

Duket se këto opsione nuk do të jenë falas, por thuhet se do të jenë pjesë e një shërbimi të ri abonimi të fokusuar në shëndetin, dhe në varësi të gjendjes, do të rekomandojë edhe një plan ushtrimesh (nëpërmjet një shërbimi tjetër të abonimit të Apple, Fitness+, sigurisht) si dhe një plan diete.

Artikulli i lartcekur i Bloomberg për planet e Apple në këtë treg përfshin edhe detaje rreth disa opsioneve të tjera që kompania ka zhvilluar (ose është ende në zhvillim), por që ende nuk janë prezantuar. Disa prej tyre madje janë hequr, si mbështetja e Apple Watch për Android. Arsyeja për këtë është se, sipas kompanisë, ora e tyre ndikon edhe në shitjen e iPhone, i cili është ende burimi kryesor i të ardhurave të Apple.

Përveç orës së Apple, të zbuluar nga Bloomberg, mund të presim opsione shëndetësore dhe fitnesi në pajisjen e tyre të ardhshme Vision Pro VR./CNBC