Apple Watch mund të ndihmojë në parashikimin dhe luftimin e stresit

Stresi është një nga problemet e mëdha të epokës moderne dhe stilit të sotëm të ngarkuar të jetesës, dhe rrallëherë dëgjojmë se si mjekët, kur bëjnë diagnoza, e përmendin stresin si një nga faktorët që mund të ketë kontribuar në shfaqjen ose zhvillimin e një sëmundjeje. Njerëzit përpiqen ta luftojnë stresin në mënyra të ndryshme, ta shmangin atë sa më shumë që të jetë e mundur dhe t’i zbusin pasojat e tij – ata praktikojnë meditim, joga dhe të ngjashme.

Siç tregohet nga hulumtimi i kryer nga shkencëtarët kanadezë nga Universiteti i ëaterloo, është e mundur të parashikohet stresi përmes një ore inteligjente. Në veçanti, ata kanë bërë kërkime për pajisjen më të njohur të veshjes në treg – Apple Watch, modeli Seria 6. Për të mbledhur të dhëna, ata përdorën opsionin EKG, i cili është i disponueshëm në modelet e tjera të orës Apple, si dhe orët nga prodhuesit e tjerë.

Hulumtimi i tyre tregoi një lidhje të ngushtë midis të dhënave të marra përmes EKG-së, të tilla si përshpejtimi dhe ngadalësimi i ritmit të zemrës, me nivelin e stresit të regjistruar në atë kohë. Bazuar në këto të dhëna, algoritmi i mësimit të makinerive krijoi një model parashikues për stresin, domethënë për parashikimin e stresit.

Hulumtimi thotë se, duke e pasur parasysh nivelin e lartë të saktësisë së modelit të përmendur, ora Apple ka një potencial premtues për parashikimin e stresit. Gjithashtu, duke qenë se ora mbledh një sasi shumë më të madhe të dhënash, në përfundim të hulumtimit këshillohet që të dhënat e gjumit dhe aktivitetit të mund të integrohen në modelet e parashikimit të stresit në mënyrë që rezultatet, pra aftësia për të parashikuar, të jenë edhe më të shumë precize.

Ndër të tjera, studiuesit sugjerojnë se Apple Watch mund të përdoret gjithashtu për t’i ndihmuar njerëzit që janë nën stres dhe, kur shfaqen shenjat e para të stresit, mund t’u ofrojë atyre ndihmë përmes, për shembull, ushtrimeve të frymëmarrjes ose meditimit, duke e reduktuar, në këtë mënyrë stresin dhe duke ndihmuar në ruajtjen e mirëqenies së përdoruesit./MacRumors

Përgatiti: Nuhi Shala