Gmail prezanton një ndryshim të rëndësishëm i cili ka të bëjë me sigurinë e llogarisë

Shërbimi i postës elektronike të Google së shpejti do ta bëjë verifikimin me dy hapa automatikisht aktiv, duke shpresuar t’i inkurajojë të gjithë përdoruesit të sigurojnë më tej llogaritë e tyre.

Google po ndërmerr hapa shumë seriozë drejt sigurimit të llogarive shtesë të përdoruesve: verifikimi me dy hapa do të bëhet aktiv automatikisht. Si pjesë e blogut, Google ka njoftuar se të gjithë përdoruesit do të marrin një njoftim lidhur me këtë mbrojtje të dobishme nëse llogaritë e tyre janë konfiguruar siç duhet.

Sipas faqes amerikane për teknologji, The Verge, pasi të aktivizohet ky opsion, ata do ta marrin një njoftim në telefonat e tyre për çdo hyrje me të cilën do të jenë në gjendje të kontrollojnë nëse hyrja e fundit ishte e tyre apo e ndonjë hackeri.

Nëse verifikimi standard me dy hapa nuk është i mjaftueshëm, gjithmonë mund të përdorni një çelës sigurie fizike si YubiKey ose Google Titan. Në vitin 2019, Google shtoi gjithashtu një opsion për Android, me të cilin vetë pajisja mund të bëhet çelësi i llogarive dhe më vonë e zgjeroi masën e sigurisë edhe në iPhone.

Kjo kasë e ndërmarrë nga Google është pjesë e një iniciative me të cilën kompania planifikon t’i largojë fjalëkalimet në një të ardhme të pacaktuar. Motivimi për këtë lëvizje vjen nga statistikat shqetësuese – Google pretendon se 66 për qind e amerikanëve përdorin të njëjtin fjalëkalim në shumë faqe të ndryshme, duke i bërë llogaritë e tyre edhe më të cenueshme.

Përktheu: Nuhi Shala