Apple do të lansojë applikacion që detekton aksidentin mes veturave  

A keni përjetuar një aksident?” Nilay Patel Patel

Ka thashetheme se Apple është duke punuar në zhvillimin e një një veçorie të re iPhone dhe Apple ëatch e cila do të zbulojë në rast  se aksidentoheni me veturën tuaj dhe i cili e telefonon automatikisht 911. Sipas The Wall Street Journal, plani aktual është që të lansohet një funksion i tillë vitin e ardhshëm.

Aplikacioni Personal Safety i Google në telefonat Pixel tashmë përfshin një veçori për të thirrur për ndihmë atëherë kur e detekton ndonjë përplasje makinash, ashtu siç bëjnë shërbimet e lidhura të makinave në automjetet moderne, duke përfshirë OnStar të GM, Starlink të Subaru dhe Uconnect të Fiat Chrysler. Shumë vetura në rrugë sot nuk janë të pajisura me asnjë veçori lidhjeje, kështu që detektimi i ndonjë aksidenti eventual edhe në një iPhone do të thotë që më shumë shoferë mund ta marrin ndihmën që u nevojitet në një aksident për sa kohë që e kanë aplikacion të këtillë në xhepin e tyre apo edhe të montuar në pultin e tyre.

Rritja e përdorimit të pasigurt të telefonave të mençur në vetura i hapi rrugë sistemeve të integrimit si CarPlay dhe Android Auto, të parat duke u shfaqur në gati 80 për qind të automjeteve të reja në vitin 2020, sipas Apple. Krijimi i një veçorie të re për zbulimin e përplasjeve në iPhone së bashku me CarPlay mund të forcojë projektin e përfolur “IronHeart” të Apple për ta lidhur telefonin e saj me cilësimet e makinës në të njëjtën mënyrë që HomeKit kontrollon altoparlantët inteligjentë dhe ndriçimin. 

Ndërkohë që detektimi i aksidenteve të Apple nuk ka funksionuar gjithmonë siç ishte menduar në të kaluarën, kompania ka pasur shumë vite në dispozicion për të mbledhur të dhëna dhe analitiza për përdoruesit e gatshëm të iOS dhe WatchOS. Mbetet për t’u parë se sa saktë Apple do të jetë në gjendje të detektojë aksidentet mes vetura.