Prishtina vazhdon me fitore, mposht Dukagjinin me lehtësi

Prishtina ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dukagjinit me rezultat 4-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Otto John i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 30’.

Dukagjini i befasoi vendasit duke e barazuar rezultatin me Altin Merlakun në minutën e 43’.

Epërsinë e kryeqytetasve e riktheu Ahmed Januzi në minutën e 68’.

Për 3-1, shënoi mesfushori Meriton Korenica në minutën e 85’.

Kreshnik Uka shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1, në minutën e 88’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e dytë me 50 pikë.

Kurse Dukagjini mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.