Nuk ndalet Llapi, pas Jasmin Raboshtes e transferon edhe Nertil Hoxhajn

Llapi gjatë ditës së sotme ka qenë mjaft aktiv sa i përket transferimeve të lojtarëve.

Trajneri Tahir Batatina, para disa orëve e kishte prezantuar sulmuesin Jasmin Raboshta i cili është transferuar nga Vushtrria.

Skuadra llapjanë para disa minutave e ka zyrtarizuar edhe transferimin e radhës, ai është Nertil Hoxhaj i cili po ashtu vjen nga skuadra e Vushtrrisë.

Nertil Hoxhaj luan mbrojtës i krahut të majtë.