Lojë e mirë e Kosovës, humb në kohën shtesë nga Sllovenia

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-1, nga Sllovenia, ndeshje e vlefshme për Grupin 4, të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

Të parët që kaluan në epërsi ishin “Dardanët”, me golin e Vedat Muriqn në minutën e 58’.

Sllovenët e barazuan rezultatin në minutën e 63’, me Jasmin Kurticin.

Vendasit e shënuan golin e fitores në minutën e 90+3’, me Josip Ilicin nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje Sllovenia pozicionohet në vendin e parë me 13 pikë.

Kurse, Kosova në vendin e tretë me dy pikë.

Më 18 nëntor, Kosova luan ndaj Moldavisë në stadiumin “Fadil Vokrr”, në Prishtinë.