Kosovë – Jordani, cilën kombëtare favorizohet nga bastoret

Miqësorja mes Kosovës dhe Jordanisë do të zhvillohet sot nga ora 18:00.

Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova në këtë ndeshje vjen pas tri humbjeve radhazi nga Gjeorgjia, Suedia dhe Spanja.

Kurse, Jordania vjen pas tri fitoreve radhazi, ndaj Uzbekistanit, Malzizë dhe Bahrainit.

Sipas bastoreve ndërkombëtare, Kombëtarja e Kosovës cilësohet si favorite në ndeshjen e sotme, fitorja e “Dardanëve” është kuotuar me 1.65, kurse barazimi me 3.65. Fitorja e Jordanisë është kuotuar me koeficientin 5.00.