Kosova fiton ndaj Gjibraltarit (Foto)

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Gjibraltarit në miqësoren që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E gjithë loja u takoi “Dardanëve”, prej minutës së parë deri në përfundimin e ndeshjes.

Në minutën e 13’ Florent Muslija kishte mundësi për gol, por goditja e tij përfundoj jashtë portës.

Në minutën e 21’ Bernard Berisha ishte i vetëm përballë portierit mysafir por goditi jashtë portës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Golin e fitores e shënoi zëvendësuesi Florent Hasani në minutën e 69’.

Në këtë ndeshje për Kosovën nuk u paraqitën lojtarët kryesorë të cilët janë startues te Kosova si Muriqi, Rashica, Celina, Shala e Arjenet Muriç.

Të hënën Kosova luan me Malin e Zi për kualifikimet e “Euro 2020”, në Prishtinë.