Kosovë - Gjibraltari, pjesa e parë përfundon pa gola (Foto)

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Kosova në këtë ndeshje luan me shumë ndryshime në formacionin e parë për dallim nga ndeshjet e tjera.

Djelmoshat e Bernard Challandes patën dy raste të mira për gol në minutën e 13-të me Florent Muslijën dhe në të 21-tën me Bernard Berishën.

Gjibraltari arriti t’i bëj dy goditje të dobëta në drejtim të portës, por Samir Ujkani u tregua i vëmendshëm.