Ish-basketbollisti emërohet drejtor i Drejtorisë së Sportit të Komunës së Prishtinës

Ish-basketbollisti i Prishtinës dhe Bashkimit do ta drejtojë Drejtorinë e Sportit të Komunës së Prishtinës.

Lajmin e ka bërë publik vetë Rugova në një postim në Facebook.

Ai ka treguar se postin e drejtorit të Drejtorisë së Sportit do ta mbajë nën flamurin e PDK-së, parti e cila ka bërë koalicion me LDK-në – parti fituese e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.

Rugova ka mbajtur pozitë të lartë në Federatën e Basketbollit të Kosovës – drejtor i përfaqësueses së Kosovës dhe ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të Ligës Unike.

Granit Rugova mban rekordin në Kosovë për pikët e shënuara në një ndeshje. Kundër KB Mitrovica ai kishte shënuar 110 pikë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar për kompletimin pothuaj të plotë të ekipit me të cilin do ta qeverisë kryeqytetin.