Arb Manaj shënon katër gola në ndeshjen për Kupën e Turqisë

Futbollisti shqiptar që luan për ekipin turk, Badirmaspor ka zhvilluar njërën ndër ndeshjet më të mira të tij prej momentin që luan për skuadrën turke.

Ai arriti që të shënoi katër gola në ndeshjen që Badirmaspor e fitoi me rezultat 5:0 kundër Sanliurfaspor në kuadër të kupës së Turqisë.

Manaj fillimisht shënoi për 1:0 në minutën e 8-të të takimit ndërsa tre golat tjerë i shënoi në minutat 51, 81 dhe 91 të takimit.

Deri më tash, Manaj ka zhvilluar nëntë paraqitje për Badirmaspor duke tundur plotë katër herë rrjetën e kundërshtarëve.

Ai u largua për në Turqi nga Trepça 89.