Foto Ilustrim

Gjatë ligjëratës kundër ekstremizmit të dhunshëm të mbajtur në Gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë. Foto: Kallxo.com

Tryezë për Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit

“Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm” do jetë temë diksutimi në konferencën që do organizojë sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ministra të linjës së qeverisë së Kosovës, Ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë dhe akteret kyç që merren me luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës. Tryeza do të mbahet në Objektin e Qeverisë së Republikës se Kosovës.