Shpallet Konkursi për Rektor të UP-së

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë votuar sot drejtuesit e këtij këshilli.

Kryetar i këshillit është zgjedhur Ismet Salihu ndërsa zëvendës i tij Ahmet Latifi.

Salihu e Latifi, që të dy të emëruar në këshill nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, morën nga tetë vota për pozitat e drejtuesit dhe zëvendësit të KD-së.

Vendimi i parë të cilin e mori ky Këshill ishte ai që nesër të shpallet konkursi për zgjedhjen e rektorit të UP-së.

Konkursi do të mbetet i hapur për 15 ditë.

Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në UP erdhën si pasojë e zhvillimeve të fundit në këtë universitet pas shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu në tetor të vitit të kaluar.

konkursi