Protesta në Tiranë, Policia kërkon të largohen njerëzit me maska nga turma

Policia në Tiranë ka ftuar organizatorët e protestës së sotme para parlamentit që t’i largojë njerëzit me maska.

Në tubim, vihen re protestues me maska në mesin e njerëzve, ashtu siç ka pasur edhe në protestat e kaluara.

Ndërkohë, protestuesit po hedhin kapsolla dhe tymuese në drejtim të policisë.

Paralelisht me protestën po mbahet edhe seanca e Kuvendit të Shqipërisë.

Sot pritet të betohen tre deputetët e rinj nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni në Qarkun e Tiranës, Nimet Musai në Qarkun Fierit dhe Enda Koçiraj në Qarkun e Vlorës, duke e çuar numrin e ligjvënësve të rinj në 14 në Kuvend.