Deputeti Albin Kurti gjatë një seance gjyqësore – Foto: KALLXO.com

Polemikat e Albin Kurtit me gjykatësin Beqir Kalludra

Gjykatësi Beqir Kalludra në disa sekonda fillimisht i ka dhënë fjalën,  e disa sekonda më pas  ia ka ndaluar Albin Kurtit të flasë në gjykatore.

KALLXO.com e  sjell debatin në mes Kurtit dhe Kalludrës në formatin 360 ku shihen të dyja palët duke u përballur.

Shkëmbimi i fjalëve në mes Kurtit e gjykatësit ka nisur në momentin kur avokatja e Kurtit Hedije Ademi ka përfunduar fjalën e saj dhe pas këtij momenti në këmbë është ngritur vetë Kurti.

Gjykatësi publikisht i ka thënë Kurtit se do i lejojë të drejtën për t’u deklaruar në këtë fazë, edhe pse një gjë të tillë nuk e parasheh ligji.

“Nuk keni të drejtë të deklaroheni por për t’iu dhënë mundësinë do të bëj një përjashtim,” ka deklaruar gjykatësi.

Ky përjashtim ka ngjallur reagimin e Kurtit i cili i ka kërkuar llogari gjykatësit për shkelje të ligjit.

“Nëse s’kam ligjërisht të drejtë pse po e shkelni ligjin,” ka pyetur Kurti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gjykatësit I cili ka potencuar se tash nuk do t’ia japë fjalën

“I ratë pishman, a i bjen shpesh pishman,” ka pyetur Kurti që ka vazhduar të flasë  në gjykatore

“Avokatja Hedije Ademi nuk më përfaqëson mua, këtë e ka caktuar sistemi. Nuk më përfaqëson, unë e përfaqësoj veten qëndroj prapa qëndrimit të aktakuzë të cilin e kemi bërë me deputetët e tjerë,” Ka thënë Kurti.

Fjalët e tij edhe pse gjykatësi deklaroi se nuk po ja jep fjalën siç shihet në videon KALLXO360 janë diktuar nga gjykatësi në procesverbalin e seancës së sotme.

Kurti vazhdoi më pas fjalën e tij duke thënë se zinxhiri i sistemit të drejtësisë në Kosovë është hallkë e “Zajednicës” në Kosovë. [interaction id=”56cc892ae5be274a1fe17e03″]