Sot Del Para Gjykatës Mjeku i Arrestuar në Ferizaj

Sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë për doktorin e arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

I.V. nga Ferizaj është arrestuar dje nga Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policinë e Kosovës.

Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, marrje të ryshfetit dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njoftoi dje Prokuroria e Shtetit.

Ndërsa policia ka thënë se të arrestuarit i ishin gjetur dhe sekuestruar si prova materiale dy revole me gaz, një granatë dore, 12 mijë e 100 euro si dhe dokumentacione e pajisje elektronike.