Bora - Foto: KALLXO.com

Parashikimi i Motit

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Kohë pas kohe mund të ketë edhe reshje sporadike bore, të cilat në orët e pasdites pritet të pushojnë. Temperaturat do të lëvizin në mes -8 e 1 gradë Celsius.

Ndërsa, nesër pritet të ketë më pak vranësira dhe ngritje të lehtë të temperaturave, të cilat  do të sillen ne mes -5 e 2 gradë Celsius. Në orët e mëngjesit në lugina mund të ketë mjegull.