OSBE kërkon zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në institucionet e Kosovës

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kosovë ka publikuar dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh dhe respektimin e të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve.

Kreu i OSBE-së në Kosovë, Jam Braathu tha se Kosova është shoqëri shumë komunitare dhe ka kornizë ligjore që përmban të drejtat e gjuhëve.

“Shumë kulturalizimi dhe shumë gjuhësia kanë qenë pjesë e realitetit të Kosovës me shekuj dhe kjo nuk është diçka e re. Publikimi i raportit të parë paraqet zbatimin e legjislacionit për dy gjuhësi, ndërsa i dyti për zbatimin e e të drejtave gjuhësore ne Policinë e Kosovës”, tha ai,

Sipas Braathus, zbatimi i kornizës ligjore për zbatimin e gjuhëve zyrtare mbetet i dobët dhe kërkon përpjekjeve më të madhe për t’u plotësuar në përpikmëri.

“te vlerësimet për zbatimin e dygjuhësisë te Policia e Kosovës është vërejtur progres domethënës dhe kuptimplotë.

Dokumentet janë publikuar në gjuhë zyrtare, ligjet, të dhënat, ankesat, raportet ditore dhe dokumente të tjera të shkruara, por progres i tillë nuk është vërejtur nëpër dyert e brendshme të stacioneve policore”, tha ai.

Ndërsa, komisioneri i gjuhëve, Slavisa Miladenoviç tha se në Ditën Evropiane të Gjuhëve theksohet vlera e mësimit të gjuhëve për të mbajtur një shoqëri multietnike dhe të barabartë.

“Kemi ngecje në zbatimin e Ligjit për gjuhët, gjë që shihet shihet edhe në raporte të organizatave, zyrës ku punoj dhe në përvoja ditor, Kjo situatë sjellë pabarazi mes komuniteteve ndjenjë të izolimit dhe mos tolerancës”, tha ai, duke shtuar se kanë mungesë të potenacialit të përkthyesve të kualifikuar nëpër institucionet e Kosovës.

Ndërkaq, Mentor Borovci, drejtor i zyrës ligjore të Kryeministrisë, tha se ende ka sfida në zbatimin e dygjuhësisë në Kosovë.

“Ka kapacitete të limituara të përkthyesve që janë të angazhuar në institucionet e Kosovës, sfidë është edhe mungesa e përkthyesve ligjor”, tha aBorovci.

Ai shtoi se Qeveria me vendimin e saj të datës 03.11.2017 ka themeluar një Komision qeveritar për  shqyrtimin e themelimit të një njësie qendrore për harmonizim të teksteve ligjore.