Një i vdekur nga aksidenti në Gjilan, Prokuroria jep detaje

Një person ka vdekur mbi 10 të tjerë janë lënduar rëndë në aksidentin i cili ka ndodhur para disa minutave në Komunën e Gjilanit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku i cili po qëndron në vendin e ngjarjes.

“Një person është i vdekur, janë mbi 10 me gjendje të rëndë. Mbi 6- 7 vetura janë të përfshira. Të lënduarit janë duke u trajtuar në emergjencë. Emergjenca është mobilizuar shumë shpejt janë duke pranuar vazhdimisht pacientë. Ka edhe dëme të mëdha materiale”, tha Jetish Maloku.

Kryeprokurori Maloku gjithashtu ka konfirmuar për KALLXO.com se vozitësi i kamionit të dyshuar për aksidentin është ndaluar nga ana e prokurorisë dhe gjendet në stacionin policor.

“Vozitësi është ndaluar nga ana e prokurorisë, ai nuk po  e di se si ka ndodhur e gjithë ngjarja por gjendja e tij shëndetësore është mirë dhe stabile”, tha tutje Kryeprokurori Maloku.

KALLXO.com po raporton vazhdimisht për aksidentin.

https://kallxo.com/aksident-tjeter-i-rende-ne-gjilan-foto/

https://kallxo.com/aksident-i-rende-ne-gjilan-disa-te-lenduar/