Mbledhja e qeverisë | Foto: KALLXO.com

Mustafa: Miqësia me ShBA-në Varet nga Kryerja e Obligimeve

Duke folur për këtë vizitë Mustafa tha se do vazhdojë përkrahja e SHBA-së, por Kosova duhet të kryejë obligimet e saj.

“Pranuam porosi të qartë se Kosova është një shtet mik nga SHBA, por kjo varet edhe nga kryerja e obligimeve të Kosovës ndaj ndërkombëtarëve,” tha Mustafa.

Gjithashtu Mustafa tregoi se Amerika dëshiron që Kosova ta formojë asociacionin e Komunave Serbe.

“Qeveria do ta formojë Asociacionin e Komunave dhe gjithashtu vlerësojmë se s’kemi humbur asnjë territor toke në shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi,” tha më tutje Mustafa.

Kryeministri vizitën e zëvendëspresidentit amerikan e cilësoi historike. “Ne e kemi falënderuar për të gjithë atë që qeveria dhe populli amerikan ka bërë për Kosovën,” tha ai.

Mustafa tha se para Biden-it zyrtarët kosovarë janë zotuar ta luftojnë krimin dhe korrupsionin, ndërsa deklaroi se SHBA-ja do të ndihmojë zhvillimin e ekonomik me investime.

Biden vizitoi Kosovën më 16 e 17 gusht.

http://kallxo.com/biden-arrin-ne-kuvend/

http://kallxo.com/biden-djali-im-ishte-dashuruar-ne-kosoven/