Mbi 13 të Vdekur nga Përmbytjet në Kaliforni

Të paktën 13 persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve në Kaliforninë Jugore, ku shirat e dendur shkaktuan përmbytje, thonë zyrtarët.

Rreth 163 persona janë dërguar në spital. Njëzet prej tyre kanë marrë lëndime nga stuhia dhe katër të tjerë janë në gjendje kritike.

Një grup prej 300 personash thuhet se janë bllokuar në Romero Canyon, në lindje të Santa Barbara.

Policia tha se skena “dukej si një fushëbetejë e Luftës së Parë Botërore”. Shërbimet e emergjencës thanë se pritet që numri i personave të vdekur të rritet.

Mijëra persona u larguan nga përmbytja dhe më shumë se 50 prej tyre janë shpëtuar.

Shtëpitë më të goditura ishin ato që nuk ishin jashtë zonës së evakuimit, thonë zyrtarët.