Lutfi Haziri në Preshevë, Premton Angazhim për të Drejtat e Shqiptarëve

Këtë zotim ai e bëri gjatë një vizite në Preshevë ku u takua me kryetaren e kësaj komune, Ardita Sinani.

Në një komunikatë të komunës së Gjilanit thuhet se Haziri është kryetari i parë nga të gjitha komunat e Kosovës që viziton Preshevën pas luftës.

Komunikata thotë se në takimin me Sinanin, kryetari i Gjilanit do të punojë dhe do të angazhohet që ‘rasti shqiptarëve të Kosovës Lindore të kuptohet drejt në Prishtinë dhe obligimet të zbatohen’.

“Kuvendi i Kosovës e ka për obligim që t’i obligojë disa nga rekomandimet finale që të miratohen disa nga rekomandimet finale të Rezolutës, që kanë të bëjnë me hapjen e zyrave lidhur me të drejtat e qytetarëve këtu, rishikimi i ligjit të shtetësisë, në nenin i cili po shkakton probleme për marrjen e dokumentacioneve dhe banimit, duhet të ndodhë një aktivitet më i madh ekonomik përmes odave apo përmes bashkëpunimit ndërkomunal”, thuhet në komunikatë.