Albin Kurti

Kurti: Jemi të Tronditur nga Sulmi Terrorist në Londër

“Ngushëllimet dhe solidariteti ynë shkon për familjarët e viktimave, për të plagosurit e për gjithë qytetarët britanikë, si dhe për institucionet e për ambasadorin O’Connell”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” Albin Kurti.

Më tej, në këtë reagim, Kurti e ka vlerësuar partner të rëndësishëm historik e strategjik të Kosovës dhe shqiptarëve Britaninë e Madhe, “vend që na ka ndihmuar ushtarakisht e politikisht, si dhe vend ku jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh mërgimtarë”.

“Ndaj në këto çaste të vështira është e rëndësishme t’i ofrojmë mbështetjen tonë, sado modeste”, ka shkruar ai.

Sipas shefes së Policisë metropolitane të Londrës, Cressida Dick, 7 persona janë vrarë dhe 48 janë plagosur në incidentet e mbrëmshme në qendër të kryeqytetit britanik.

http://kallxo.com/shume-viktima-ne-aktet-terroriste-ne-londer/