Ish-ushtarja e UÇK-së ftohet nga Gjykata e Hagës

Gjykata Speciale i ka dërguar thirrje për t’u paraqitur në Hagë edhe një ish-ushtareje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin se ka marrë ftesë nga Gjykata e Hagës e ka bërë publik vetë ish-ushtarja, Raimonda Rreci.

Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka treguar se më 5 dhjetor ka marrë një ftesë të tillë. Ajo thotë se do t’i përgjigjet ftesës.

“Njoftim Me siguri e keni kuptuar ne baze te reagimeve te mija megjithatë le te mbetet si njoftim ky shkrim. Qe nga fillimi i muajit Dhjetor edhe emri ime është i bashkangjitur ne listat e te ftuarve ne Gjykaten Specjale te Hages”, ka shkuar ajo në Facebook.

Që nga 6 dhjetori i vitit të kaluar, Gjykata Speciale ka filluar t’u dërgojë ftesa disa komandantëve të UÇK-së.

I pari që ka pranuar ftesën nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar është Rrustem Mustafa – “Remi”, ish-komandant i UÇK-së i Zonës Operative e Llapit,  më pas Nazif Mehmeti, ish-epror i Zonës Operative të Llapit,  Sokol Dobruna, ish-kryetar i Gjykatës Ushtarake, ish-pjesëtari i UÇK-së Safet Syla, pastaj Sami Lushtaku, ish- komandant i Zonës Operative të Drenicës, dhe Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut.

https://kallxo.com/komandant-remi-thirret-per-interviste-ne-hage/

Ky i fundit ka thënë që do të refuzojë këtë ftesë pasi që nuk e  njeh Gjykatën Speciale.

https://kallxo.com/komandanti-i-uck-se-refuzon-ftesen-e-gjykates-speciale/

www.kallxo.com