Foto: KALLXO.com

Ia vjedhin kuletën në pazar

Një qytetar është ankuar në Policinë e Kosovës se dikush ia ka vjedhur portofolin.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 9:30 në Mitrovicën e Veriut.

Ankuesi ka thënë se kuleta i është vjedhur derisa ishte në tregun e qytetit.

Ai ka thënë se në kuletë ka pasur dokumentacionin personal si dhe para të gatshme në shumën 90€ dhe 1.300 dinarë.

Nuk raportohet për të dyshuar.

Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.