Hapet sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës ekspozita ‘Miti për Jetën’

Krijuesi Avni Behluli do të hapë sot në mbrëmje, 13 shtator, në Galeria e Ministrisë së Kulturës ekspozitën, “Miti për Jetën”.

Ekspozita do të hapet në ora 19:00 dhe do të qëndrojë e hapur 1 muaj në këtë galeri.

Në këtë ekspozitë personale, që për Behluli është e 23-ta me radhë, do të prezantohen vizatime dhe grafika me të vetmin cikël, “Simfonia e artit”.