Greva ne QKUK 17.12.2018 FOTO KALLXO

Grevës së Kirurgëve i bashkohen edhe Ortopedia e Spitali i Ferizajt 

Ka pothuajse një muaj që mjekët kirurgë janë në grevë. Kësaj greve i janë bashkangjitur Klinika e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitali Rajonal i Ferizajt. Kështu ka thënë për KALLXO.com Arbër Morina përfaqësues i kolegjiumit të kirurgëve.

“Aktualisht në grevën e kirurgëve janë bashkëngjitur edhe Klinika e Ortopedisë dhe Spitali Regjional i Ferizajt. Realisht prej 157 kirurgëve që kemi qenë dhe specialistëve të lëmive tjera tash janë plus 45 ortopedë që gjithsej nënkupton një numër prej gjithsej 220 specialistë që prej sot janë në grevë”, tha ai.

Hyrjen në grevë e konfirmoi edhe Drejtori i Klinikës së Ortopedisë Arbër Tolaj.

KALLXO.com ka raportuar se që nga fillimi i grevës së kirurgëve në QKUK çdo ditë janë anuluar rreth 200 operacione.

https://kallxo.com/gjendje-alarmante-ne-qkuk-anulohen-rreth-200-operacione-ne-dite/