Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë: Aksident mes tri veturash, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar nga një aksident trafiku mes tri veturash, i cili ka ndodhur në komunën e Fushë Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërsa është bërë e ditur se të tri veturat kanë pësuar edhe dëme materiale.