Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Ekstradimi i Ballistit, Meta Thërret në Takim Ambasadoren Kroate

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Tiranë, Sanja Bujas Juraga, të cilës i ka shprehur shqetësimin pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kroacisë për ekstradimin në Serbi të shtetasit shqiptar Ismail Morina-Ballisti.

Meta me këtë rast shprehu dyshimin se në Serbi nuk do të ketë proces të drejtë ndaj Morinës.

Ai po ashtu ka shprehur shqetësimin edhe për sigurinë e jetës së Morinës në burgjet e Serbisë në rast ekstradimi. /21Media

http://kallxo.com/gjykata-supreme-kroate-vendos-per-ekstradimin-e-ballist-morines/