30 Ditë Paraburgim të Dyshuarit për Aksidentin në Klinë

Seanca u zhvillua në Gjykata Themelore e Pejës-Dega në Klinë.

Prokurorja Lumturie Vuçeta deklaroi para gjykatës se janë plotësuar kushtet ligjore për shqiptimin e masës se paraburgimit ndaj të dyshuarit, duke ia propozuar gjykatës shqiptimin e kësaj mase.

Mbrojtësi i të pandehurit A.K, Gjafer Maloku, kundërshtoi një masë të tillë dhe kërkoi nga gjykata shqiptimin e një maseje me të lehtë alternative për të mbrojturin e tij.

Gjyqtarja e rastit Sabrie Rraci, nxori aktvendim me të cilin të pandehurit A.K., iu shqiptua paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas prokurores së rastit Lumturie Vuçeta , i pandehuri me iniciale A.K, dyshohet se me datën 18 dhjetor të këtij viti  në rrugën “Abedin Rexha”, në Klinë, rreth orës 21:45 duke shkelur rregullat e komunikacionit me veturën e tij “VV Pasat” në vendkalimin për këmbësor ka goditur personat me iniciale M.B dhe F.H duke i shkaktuar vdekjen këtij të fundit.

A.K. dyshohet për rrezikim të trafikut publik.

Për një vdekje dhe një lëndim nga ky aksident, KALLXO.com shkroi edhe dje.