Shtatë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Shtatë persona kanë vdekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Numri total i rasteve pozitive është 71.344 raste nga 319.338 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.627 raste të vdekjes.


Mbi 8 mijë raste janë aktive me COVID-19 në Kosovë.