Lendrit Spahiu, mjek i fëmijëve

Rëndësia e analizave laboratorike te fëmijët

Analiza e hemogramit – është një analizë rutinë që kohët e fundit punohet prej gjakut kapilar dhe na jep mjaft të dhëna për shëndetin e fëmijës. Kryesisht të dhënat që i fitojmë janë: a ka fëmija infeksion, a është infeksioni i natyrës virale apo është bakteriale, pastaj a ka pagjakësi dhe sa është e theksuar pagjakësia te fëmijët apo a ka edhe ndonjë anomali tjetër ose edhe ndonjë problem tjetër siç janë reaksionet alergjike, parazitët e të tjerë.

Zakonisht është mirë të bëhet kur fëmija ka temperaturë, të evidentojmë infeksionin se a është infeksion viral apo është infeksion bakterial në mënyrë që të mos ordinojmë antibiotikë pa nevojë si dhe kur dyshojmë te një fëmijë që ka zbehje, ka infeksione të shpeshta, të detektojmë a ka pagjakësi apo nuk ka, është mirë të bëhet zakonisht kur fëmija është i sëmurë apo nëse fëmija është i shëndoshë. Mirë është të bëhet 2-3 herë gjatë vitit të parë të jetës.

Zakonisht me ngritjen e nivelit edukativ shëndetësor të familjeve është rutinë që edhe fëmijët të vizitohen pa pasur sëmundje. Po ashtu, nënat shpesh kërkojnë edhe analiza laboratorike pa qenë fëmija i sëmurë. Është mirë që këto analiza të bëhen zakonisht çdo tre muaj te fëmijët.

Analiza e CRP-së – CRP është shkurtesë e proteinave c-reaktive. Është një proteinë që sintetizohet nga mëlçia. Zakonisht është në gjurmë në vlera të ulëta në gjakun e njeriut, mirëpo rritet kur kemi infeksion, kryesisht infeksion bakterial. Nuk na specifikon vendin e infeksionit mirëpo kur vlera e saj zakonisht është deri në 5 ose 6 ka raste kur kemi 50, 60, 100 d.m.th. na jep të dhëna që kemi një infeksion bakterial te fëmija dhe duhet të evidentohet saktë se ku është vendi i infeksionit dhe të ordinohet antibiotiku varësisht prej infeksionit.

Do të kishte qenë mirë të punohet në drejtimin që prindërit mos t’i japin fëmijëve antibiotik të infeksionit viral. Pasi që jemi duke folur për analizat laboratorike siç ishte hemogrami, pastaj CRP, analiza mjaft të thjeshta që punohen nga gjaku kapilar prej gishtit te fëmijët, këto na japin informata të mjaftueshme kur te një fëmijë kemi një virozë apo kemi një infeksion bakterial. Kur e kemi një virozë nuk është mirë që fëmija të trajtohet me antibiotik pasi që antibiotiku nuk është antiviral, por është antibakterial.

Mirëpo, nëse punohet një hemogram, në hemogram i kemi leukocitet e rritura, një indikator që te fëmijët kemi infeksion, pastaj përveç leukociteve rriten granulocitet – një parametër tjetër që na tregon që infeksioni është bakterial, rritet CRP-ja atëherë evidentojmë që te fëmija kemi një infeksion bakterial. Mirëpo, e përmenda edhe më herët se nuk specifikohet vendi i infeksionit. Në qoftë se gjatë ekzaminimit klinik, nëse infeksioni është në fyt, infeksion i traktit urinar, infeksion i traktit respirator ose uti që janë infeksione më të shpeshta atëherë varësisht prej vendit se ku është i lokalizuar infeksioni duhet të jepet antibiotiku.

Antibiotiku nuk është mirë të jepet tek infeksionet virale, nuk është mirë që doza të qitet 3 herë, 2 herë nga një lugë, mirëpo është mirë të matet pesha e fëmijës, në bazë të peshës të ordinohet doza në kilogramë në peshë dhe të caktohet çdo 24 orë, çdo 12 orë ose çdo 8 orë varësisht prej antibiotikut.

Vitamina D3 është një vitaminë mjaft e rëndësishme për organizmin e njeriut e veçanërisht edhe të fëmijës. Benefitet e vitaminës D3 janë jashtëzakonisht të mëdha. Gjendet në dy forma në organizmin e njeriut: gjendet si vitaminë D2 dhe vitamina D3. Kjo vitaminë zakonisht në gjuhën e popullit quhet si vitamina e diellit pasi që në shumicën e rasteve sintetizohet nga veprimi i rrezeve të diellit në lëkurë. Mund të merret edhe nëpërmjet ushqimeve mirëpo duke pasur parasysh ushqimet që përmbajnë vitaminë D3 fëmijët zakonisht pak i konsumojnë siç është peshku i egër, pastaj vaji i merlucit, gjendet në sasi të mëdha pastaj në qumësht, në vezë.

Është e rekomanduar te fëmija pas lindjes të merret si shtesë dietike, zakonisht pas javës së parë. Ka disa qëndrime që jepet pas javës së dytë. Duhet të jepet doza ditore 400-500 njësi internacionale D3 gjatë vitit të parë të jetës. Te fëmijët 1-18 vjet duhet të jepet 600 njësi internacionale, te shtatzënat po ashtu 600 njësi internacionale ndërsa te pleqtë deri 800 njësi internacionale D3. Neve si popull vitamina D3 na del jashtëzakonisht e ulët. Arsyeja se pse del jashtëzakonisht e ulët e përcaktojnë studimet dhe unë nuk e di arsyen, mirëpo është mirë që sidomos gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit të përdoret përveç te fëmijët, të përdoret edhe te të rriturit.

Pse duhet të merret vitamina D3?

Duhet të merret për shkak se ka benefite të shumta, ndikon në lidhjen e kalciumit, në forcimin e kockave, në forcimin e dhëmbëve, në ngritje të imunitetit d.m.th. është zbuluar që ndikon edhe në shëndetin e zemrës, në shëndetin e mushkërive, po ashtu edhe vepron në disa gjene të cilat kanë veprim apo e mbrojnë organizmin nga kanceri, kështu që kishte me qenë shumë mirë që të përdoret vitamina D3. Është metodë mjaft e lehtë detektimi i uljes së vitaminës D3, d.m.th. te të rriturit bëhet prej gjakut venoz ndërsa te fëmijët bëhet prej gjakut kapilar qysh bëhet edhe hemogrami dhe CRP-ja. Është mirë të matet përqendrimi i vitaminës D dhe varësisht nga vlerat të ordinohet edhe vitamina D3.

E përmenda edhe më herët që është metodë e lehtë përcaktimi i vlerave të vitaminës D3. Në qoftë se një fëmijë është i lodhur, është me imunitet të dobët, një fëmijë që nuk ushqehet mirë, është nën peshë, ka pagjakësi d.m.th. e mundshme është që ta ketë edhe vitaminën D3 të ulët. Është mirë të matet përqendrimi i vitaminës D3 dhe të jepet. Nëse për një X arsye nuk i punon analizat një fëmijë, është mirë që gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit të jepen shtesa dietike me D3 dhe Omega 3. Ka produkte me vaj merluci, duhet të përdoren ushqimet, kryesisht ushqimet e detit kanë vitaminë D3, veza e fshatit është mirë të përdoret, ka vezë të thëllëzave që kanë përqendrim bukur të madh të vitaminës D3. Ushqimet e tjera e kanë vitaminën D3 kryesisht në gjurmë, për këtë është mirë të merret shtesa dietike në periudhën e vjeshtës dhe dimrit si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit.

Analiza e urinës dhe analiza e fecesit është mirë të punohen te fëmijët dhe është bërë rutinë te fëmijët që pranohen në kopsht, para pranimit në kopsht të kërkohet strisho e hundës, strisho e fytit dhe analiza e urinës dhe parazitët në feces. Këto analiza duhet të kërkohen duke e pasur parasysh që në kopsht apo në çerdhe numri i fëmijëve është mjaft i madh në mënyrë që të mos përhapen nga një fëmijë te një fëmijë tjetër. Analizat e urinës na japin të dhëna të mjaftueshme kur kemi një infeksion të traktit urinar. Disa parametra lexohen në urinën e thjeshtë te fëmijët. Fillimisht e shikojmë ngjyrën se a është ngjyra e verdhë, a është e turbullt, apo është e kthjellët. Kur është e kthjellët – është në rregull, kur është e turbullt na jep të dhëna për infeksion të traktit urinar, pastaj matet glukoza, maten proteinat, maten ketonet si dhe shikohet sedimentimi i urinës se a ka prezencë të leukociteve, a ka prezencë të eritrociteve apo qelizave të gjakut si dhe a ka prezencë të baktereve në urinë.

Pse na interesojnë të gjitha këto te një fëmijë?

Na interesojnë se shumica e fëmijëve janë në palpeta apo në pampersa. Në momentin kur janë fëmijët në pampers pozita anatomike e organit gjenital dhe e anusit është shumë afër. Kur një fëmijë kryen një nevojë fiziologjike, e kryen fecesin, e kryen nevojën e madhe, ka baktere siç është Escherichia coli, Enterokoke (Entercoccus) janë normale në florën e zorrëve, mirëpo nuk janë normale në traktin urinar për shkak që fëmijët janë në pampers. Qëndrimi në feces për një kohë më të gjatë ka mundësi të kalojë prej vendit ku janë normale, siç është trakti gastrointestinal, në traktin urinar dhe fëmija mund të ketë djegësim gjatë urinimit, mund të ketë erë të rëndë të urinimit, mund të mos ushqehet dhe të ketë nënpeshë.

Këto janë si pasojë e një infeksioni të traktit urinar eventual. Për këtë kur nënat e shohin që një fëmijë nuk ushqehet sa duhet, ka erë në urinë apo djegësim eventual kur fëmija kryen urinimin, atëherë është mirë të bëhet një urinokulturë dhe të evidentohet se a ka infeksion të traktit urinar apo jo. Njëjtë vlen edhe për traktin gastrointestinal. Te fëmijët kur shkojnë në kopsht numri i fëmijëve që kanë parazitë është mjaft i shpeshtë duke e pasur parasysh që është infeksion fekalo-oral që bartet prej një fëmije te fëmija tjetër d.m.th. është mirë të punohet analiza e nevojës së madhe, parazitët në cista dhe në feces. Kur e bëjmë këtë analizë ekzistojnë disa lloje të parazitëve. Parazitët më të shpeshtë që i hasim gjatë praktikës ditore janë ascaris lumbricoides, pastaj është Giardia lamblia.

Pse i përmenda këta parasite?

I përmenda për shkak se edhe kura apo trajtimi dallon varësisht prej parazitëve. Në qoftë se kemi ascaris lumbricoides është një medikament antiparazitar apo kundër parazitëve është mebendazole, jepet zakonisht gjeneratë më e re – albendazole. Mebendalzole jepet dy herë në ditë, tre ditë, nuk jepet nën moshën 2-vjeçare, mund të përdoret edhe te anëtarët e tjerë të familjes, jepet në periudhën treditore, përthithet, kalon në traktin gastrointestinal, e përshkon krejt traktin, nuk përthithet në gjak edhe del jashtë, mirëpo nëse e vërejmë që kemi një parazit të tillë terapia është efikase në parazit mirëpo jo në vezë të parazitëve. Terapia duhet të përsëritet pas tri javësh edhe tri ditë për shkak se çelin vezët dhe dalin parazitët e rinj, të shkatërrohen edhe parazitët e tjerë dhe mos të kemi probleme në të ardhmen.

Ndërsa te Giardia lamblia është metronidazole si bari i zgjedhjes së parë, duhet të jepet varësisht prej peshës së fëmijës, jepet 2-3 herë në ditë në periudhën 5-7 ditore. Është mirë që te nënat që dyshojnë që fëmijët e tyre kanë parazitë, zakonisht këta fëmijë kanë kruarje të hundëve, djersiten prapa qafës, nuk mbulohen natën për shkak se parazitët nga nxehtësia dalin në vrimën anale, në secilën vrimë edhe në hundë edhe në anus, ka kruarje dhe fëmija largon mbulesën e shtratit. Këta fëmijë mund të kenë nënpeshë, mund të jenë fëmijë të shqetësuar, nuk flenë mirë dhe mund të kenë pagjakësi. Nëse një nënë dyshon që fëmija i ka këto simptoma të lartpërmendura mirë është të bëhen parazitët në feces dhe nëse i dalin që i ka ai fëmijë parazitët të konsultohet me mjekun e fëmijëve dhe të trajtohen parazitët.

Problemet që shkaktojnë parazitët janë të shumëfishta. Fillimisht kur një fëmijë ka parazitë është shumë e mundshme që ai fëmijë të ketë nënpeshë, mund të ketë anemi, mund të ketë dhembje të barkut, mund të ketë ndjenjën e fryrjes si dhe është i shqetësuar. Kur vërehen këto simptoma, e pyesim se a zbulohet zakonisht fëmija natën, a është i zbehtë, nuk fle mirë d.m.th. a i kruan hundët kohë pas kohe edhe pa pasur gjendje virale, a shkon në kopsht, a ka fëmijë të tjerë në shtëpi sepse zakonisht bartet prej njërit fëmijë te fëmija tjetër d.m.th. kur dyshojmë që i ka këto simptoma kërkojmë analiza zakonisht deri në tri ditë për shkak që herën e parë mund të mos evidentohen si dhe nëse evidentohen që i ka atëherë jepet terapia varësisht prej parazitit që izolohet si dhe është mirë të trajtohen edhe anëtarët e tjerë të familjes dhe mund ta zgjidhin problemin te këta fëmijë.

Laboratori “Avicena” për nder të festës së 1 Qershori- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka bërë një pako me të gjitha analizat që i biseduam. Kjo pako vlen gjatë tërë muajit qershor ku hynë hemogrami, CRP-ja, pastaj matja e vitaminës D3, analiza e urinës dhe analzia e feceve ku kërkohen parazitët në feces. Krejt kjo pako ka një vlerë modeste, d.m.th. ka çmimin 15 euro.