Një studim gjerman ka zbuluar një gjen që ul rrezikun e vdekjes nga COVID-19

Hulumtimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Duisburg-Essen (UDE) në Gjermaninë Perëndimore ka treguar se një gjen i caktuar ul rrezikun e vdekjes nga COVID-19 për rreth 35%.

Studimi ndoqi 1,570 pacientë të diagnostikuar me Coronavirus midis 11 marsit 2020 dhe 30 qershorit 2021, njoftuan të hënën shkencëtarët e universitetit gjerman.

13% ose 205 e pjesëmarrësve në studim kishin vetëm një formë të lehtë të sëmundjes, 760 ose 48% e tyre ishin hospitalizuar dhe 292 ose 19% e tyre përfunduan në njësinë e kujdesit intensiv.

Një i pesti ose 313 pacientë, zhvillimi i sëmundjes së të cilëve u monitorua nga hulumtimi, vdiq.

Gjeni që uli probabilitetin e vdekjes në disa pacientë u quajt GNB3 TT. Është një variant që vlerësohet të jetë i pranishëm në rreth 10% të popullsisë evropiane.

GNB3 është një gjen që dekodon të ashtuquajturat G-proteina, të rëndësishme për një sërë procesesh në trup.

Studimi tregoi gjithashtu se gjeni GNB3 shkakton aktivizimin e qelizave imune, tha për DPA një nga autorët e studimit, Birte Möhlendick.

Kjo përgjigje më e shpejtë imune mund të shpjegojë pse rreziku i vdekjes është shumë më i ulët për grupin e njerëzve që e mbajnë këtë gjen, shpjegoi Möhlendick.

Studimi e konfirmoi supozimin se mosha më e re dhe mungesa e problemeve kronike shëndetësore, si diabeti, i rrisin ndjeshëm shanset që një individ të mbijetojë nga infeksioni me COVID-19.

Studimi, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën profesionale Frontiers in Genetics, nuk monitoroi sjelljen e variantit të ri të koronavirusit – omicron./Dnevnik.hr