Lajm i Fundit, Coronavirus

Një i vdekur dhe 21 raste pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve

Një person ka vdekur si dhe 21 persona tjerë kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2 nga 2,114 mostra të marrura në terren nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit.
Instituti po ashtu ka njoftuar se 111 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Aktualisht në Kosovë janë 832 raste aktive me COVID-19.

IKShPK gjithashtu ka njoftuar se 2,753 vaksina janë dhënë gjatë 24 orëve të fundit ndërsa numri total i të vaksinuarve në Kosovë ka arritur në 86,489.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 107,533 raste me COVID-19, prej tyre 2,247 kanë vdekur si dhe 104,454 qytetarë janë shëruar.