Kosovë, 186 persona shërohen nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë sot janë shëruar 186 persona nga COVID-19, përderisa janë infektuar 767 të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16,685 raste”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Në Kosovë aktualisht janë 9,418 raste aktive me SARS- CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 26,888 raste nga 113,738 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 784 raste të vdekjes.

Në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë së coronavirusit në vend Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja.

Këto janë masat e reja sipas rasteve të komunave me COVID-19