7 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, në mesin e tyre edhe 40 vjeçarë

Në Kosovë janë shënuar edhe shtatë raste të vdekjeve si pasojë e infektimit me coronavirus.

Në mesin e të vdekurve është edhe një 40 vjeçar nga Ferizaj  dhe një 42 vjeçar nga Rahoveci.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Tutje, bëhet e ditur se 296 raste pozitive janë regjistruar në nivel vendi, Prishtina mbetet komuna me më së shumti raste pozitive.

Mbi 5 mijë raste janë aktive me COVID-19 në nivel vendi.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.