Rahoveci - Foto: KALLXO.com

Rahoveci planifikon t’i riparojë semaforët, ndan mbi 51 mijë euro

Komuna e Rahovecit është duke planifikuar që t’i ndërrojë semaforët në qytet.

Kjo Komunë, e cila udhëhiqet nga Smajl Latifi nga partia AAK, ka shpallur tender në vlerë prej mbi 51 mijë eurosh (51.710,00), për t’u pajisur me semaforë të rinj.

Rahoveci tashmë ka semaforë dhe me anë të këtij tenderi është duke planifikuar që t’i riparojë ata të vjetrit në po të njëjtin lokacion.

“Kryqëzimi i rrugës Xhelal Hajda , Mulla Cufa dhe Avdullah Bugari II – Kryqëzimi i rrugës Gezim Hamza”, bëhet e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP,  po ashtu thuhet se afati për pranimin e aplikacioneve është deri më datën 23 prill  2019 deri në ora 14:30 dhe se tenderi duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike si dhe se ato duhet të dorëzohen te Zyra e Prokurimit e Komunës.

07 Prill 2019 - 22:54

Arbisa Shefkiu 07/04/2019 - 22:54
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend