Prodhime mishi Made in Kosova

Te Syla është njëri nga bendet e njohura në vend për prodhimin e qebapëve virshlleve dhe prodhimeve nga mishi i bluar.

Pak njerëz e dinë që familja e bacit Sylë ka filluar biznesin me dyqanin me ëmbëlsira.

Pas vdekjes së babait në moshë të hershme si dhe me humbjen e pasurisë nga ana e shtetit, baci Sylë shkon ë Beograd në moshën 15 vjeçare tek kushëriri i babait të tij, i cili ishte pronar i restorantit “Alhambra”. Në vitin 1967 baci Sylë e hap dyqanin e parë të tij në Omish, Kroaci. Ndërsa në vitet 70’ta e hap dyqanin tjetër në Ulqin, Mal të Zi dhe pas përfundimit të sezonit veror ai hap restorantin e tij edhe në Prizren.

Dyqani i parë në Prizren ka qenë i pozicionuar në dy lokacione të ndryshme në sheshin e Shadërvanit, ndërsa lokacioni përfundimtar I restorantit “Alhambra” u hap në vitin 1994.

Forma Elipse e pleskavicës është produkt origjinal i bacit Sylë. Përderisa në atë kohë në vende tjera servonin pleskavicën në formë të rrethit, siç është rasti në shumicën e restoranteve. Edhe sot, baci Sylë servonte pleskavicën në formë elipse duke u motivuar nga forma e pjatave të hekurta. Forma elipse poashtu është pjesë integrale e logos së firmës “Te Syla”.

Për më shumë se 50 vite, “Te Syla” përfaqëson një brend lokal dhe kombëtar dhe sinonim të cilësisë dhe traditës afatgjate. Ky brend ka zgjeruar fushëveprimin e tij në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të mishit duke përdorur sistemet më bashkëkohore. Si një kompani në rritje dhe ndër bizneset më të mëdha në sektor, kompania synon të jetë përpunuesi më i madh i mishit në Kosovë dhe një segment I rëndësishëm në treg.

“Te Syla” mbetet një prej agreguesve më të njohur që menaxhon përpunimin e mishit dhe shpërndarjen e tij në treg, restorante apo tek bashkëpunëtorët afarist. Kompania ka vazhduar historinë e suksesit duke investuar në infrastrukturën përpunuese për të siguruar stabilitetin afatgjatë të këtij sektori.