PDK zgjedh kryetarin e ri në Kamenicë

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Kamenicës, ku me vota të fshehta, ka zgjedhur për kryetar të degës, Bajram Dërmaku.

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor në Kamenicë, zgjodhën edhe 67 anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe delegatët për Konventën Qendrore.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, falënderoi aktivistët dhe strukturat e PDK-së për realizimin e procesit zgjedhor në secilën lagje të Kamenicës.

“Zgjedhjet e PDK-së në Kamenicë, për liderët e Dekadës së Re dëshmojnë unitetin e partisë, demokracinë e brendshme dhe përkushtimin për rritjen e mirëqenies së qytetarëve. PDK po e zhvillon dhe modernizon vetveten për ta modernizuar dhe zhvilluar Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Kryetar i kësaj dege deri tani ka qenë Emin Krasniqi.