Viti 2016 me Nivel Rekord të Dioksidit të Karbonit në Atmosferë

Përqendrimi e dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë ka pësuar rritje me një rekord në vitin 2016, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO).

Rritja e vitit të kaluar ishte 50% më e lartë se mesatarja e 10 viteve të fundit.

Studiuesit thonë se një kombinim i aktiviteteve njerëzore dhe fenomeni i motit “El Niño” çuan CO2 në një nivel që nuk është parë në 800 mijë vjet.

Shkencëtarët thonë se kjo rrezikon që objektivat globale të temperaturës të jenë kryesisht të paarritshme.

Buletini i sivjetshëm i gazeve serrë i publikuar nga WMO, bazohet në matjet e marra në 51 shtete. Stacionet e hulumtimit të përshkuara në të gjithë globin kanë matur përqendrimet e gazeve të ngrohta duke përfshirë dioksidin e karbonit, metanin dhe oksidet e azotit.

Shifrat e publikuara nga ËMO janë ato që mbeten në atmosferë, pasi shuma të konsiderueshme janë absorbuar nga “gropat” e Tokës, të cilat përfshijnë oqeanet dhe biosferën.

Në vitin 2016, përqendrimet mesatare të CO2 goditën 403.3 pjesë për milion, duke u rritur nga 400ppm sa ishin në vitin 2015.

“Është rritja më e madhe që kemi parë ndonjëherë në 30 vitet që kemi pasur këtë rrjet”, tha Dr Oksana Tarasova, shefi i programit global të shikimit të atmosferës së ËMO, për BBC Neës.

“Rritja më e madhe ishte në El Niño-n e mëparshëm, në 1997-1998 dhe ishte 2.7ppm dhe tani është 3.3ppm, është gjithashtu 50% më e lartë se mesatarja e dhjetë viteve të fundit”.

“El Niño” ndikon sasinë e karbonit në atmosferë duke shkaktuar thatësira që kufizojnë marrjen e CO2 nga bimët dhe pemët.

Emetimet nga burimet njerëzore janë ngadalësuar gjatë dy viteve të fundit sipas hulumtimit, por sipas dr.Tarasova, është totali i grumbulluar në atmosferë që me të vërtetë ka rëndësi se si CO2 qëndron lart dhe aktiv për shekuj.

Gjatë 70 viteve të fundit, thuhet në raport, rritja e CO2 në atmosferë është gati 100 herë më e madhe se sa ishte në fund të epokës së fundit të akullnajave.

Rritja e shpejtë e CO2 në nivelet atmosferike dhe gazeve të tjera kanë potencial, sipas studimit, “të iniciojnë ndryshime të paparashikueshme në sistemin e klimës … duke çuar në ndërprerje serioze ekologjike dhe ekonomike”.

Studimi vëren se që nga viti 1990 ka pasur një rritje prej 40% në totalin e rrezatimit radioaktiv, ky është efekt i ngrohjes në klimën tonë i të gjitha gazeve serrë.

“‘Geological ëise’, është si një injektim i një sasi të madhe të nxehtësisë”, tha dr.Tarasova.

“Ndryshimet nuk do të marrin dhjetë mijë vjet si ato më parë, ato do të ndodhin shpejt, ne nuk kemi njohuri për sistemin në këtë shtet, kjo është pak shqetësuese!”

Sipas ekspertëve, hera e fundit që toka ka përjetuar një përqendrim të përafërt të CO2 ishte tre deri në pesë milionë vjet më parë, në epokën e Pliocenit. Klima atëherë ishte 2-3 ° C më e ngrohtë, dhe nivelet e detit ishin 10-20m më të larta për shkak të shkrirjes së Grenlandës dhe shtresat e akullit të Antarktikut Perëndimor.

Ekspertët e tjerë në fushën e hulumtimeve atmosferike u pajtuan se gjetjet e ËMO ishin për tu shqetësuar.

“Shkalla e rritjes së CO2 prej 3ppm në 2015 dhe në vitin 2016 është ekstreme, dyfishi i ritmit të rritjes në dekadën 1990-2000”, tha për BBC, prof. Euan Nisbet nga Universiteti “Royal Holloëay” në Londër.

“Është urgjente që ne të ndjekim marrëveshjen e Parisit dhe të largohemi me shpejtësi nga lëndët djegëse fosile, ka shenja që kjo po fillon të ndodhë, por deri më tani ajri ende nuk po shënon ndryshim”.

Një shqetësim tjetër në raport është rritja e vazhdueshme, misterioze e niveleve të metanit në atmosferë, të cilat ishin gjithashtu më të mëdha se mesatarja gjatë dhjetë viteve të fundit. Prof. Nisbet thotë se ekziston një frikë nga një cikël vicioz, ku metani nxit temperaturat që lëshojnë më shumë metan nga burimet natyrore.

“Rritja e shpejtë e metanit që nga viti 2007, sidomos në vitet 2014, 2015 dhe 2016, është e ndryshme. Kjo nuk ishte e pritshme në marrëveshjen e Parisit. Rritja e metanit është më e fuqishme në vendet tropikale dhe subtropikale. Izotopet e karbonit në metan tregojnë që rritja nuk po nxitet nga karburantet fosile. Ne nuk e kuptojmë pse metani po rritet. Ndoshta është një reagim ndaj ndryshimeve klimatike. Është shumë shqetësuese”.

Implikimet e këtyre matjeve të reja atmosferike për objektivat e rënë dakord sipas paktit të klimës së Parisit, janë mjaft negative, thonë vëzhguesit.

“Numrat nuk gënjejnë. Ne ende emetojmë shumë dhe kjo duhet të ndryshohet”, tha Erik Solheim, kreu i mjedisit në Kombeve të Bashkuara.

“Ne kemi shumë zgjidhje tashmë për të adresuar këtë sfidë. Ajo që na duhet tani është vullneti politik global dhe një ndjenjë e re e urgjencës”.

Raporti është lëshuar vetëm një javë përpara raundit tjetër të bisedimeve klimatike të OKB-së, në Bon. Pavarësisht nga deklarata e presidentit Trump se ai synon të heqë SHBA-në nga marrëveshja, takimet e negociatorëve në Gjermani do të synojnë të avancojnë dhe qartësojnë rregulloren e marrëveshjes së Parisit.