Trajneri i Rahovecit: Pavarësisht humbjes, jam krenar me paraqitjen e lojtarëve

Trajneri i Rahovecit, Bujar Loci, ka folur për KALLXO.com pas humbjes në ndeshjen me Prishtinën, në kuadër të ndeshjes së parë finale të play – off-it.

Rahoveci u mposht me rezultat 110-82 nga Prishtina në ‘Pallatin e Rinisë dhe Sporteve’ në Prishtinë.

Loci tha për KALLXO.com se ndihet krenar për paraqitjen e lojtarëve të tij në këtë ndeshje dhe se do të mundohen që t’i përmirësojnë gabimet në ndeshjen e ardhshme në mënyrë që ta mposhtin Prishtinën.

“Dihet, Prishtina që ka ekip më të fortë dhe cilësor se ne, por jam krenar me paraqitjen e lojtarëve në këtë ndeshjes. Do të mundohemi t’i përmirësojmë gabimet për ta befasuar Prishtinën”, tha Bujar Loci.

Ndeshja e dytë zhvillohet në Rahovec të dielën.

Kujtojmë se cila skuadër i bën tri fitore shpallet kampion.