Bujar Loci vazhdon kontratën me Rahovecin

Trajneri i njohur i basketbollit Bujar Loci edhe për një sezon do të jetë pjesë e skuadrës së Rahovecit.

Skuadra e Rahovecit ka njoftuar se trajneri pejan do të vazhdojë edhe për një sezon me vreshtarët.

“Loci vazhdon të jetë i Rahovecit. Trajneri pejan, Bujar Loci do të jetë trajner i Rahovecit në edicionin ri. Përkundër faktit sesi rrodhën gjërat së fundi në kampin tonë, ai është pajtuar me bordin e ri për të vazhduar bashkëpunimin, e filluar para pandemisë̈”, ka njoftuar skuadra e Rahovecit.

Kujtojmë se sezonin e kaluar Bujar Loci e ka udhëhequr skuadrën e Rahovecit me mjaftë sukses deri në përfundimin e parakohshëm të kampionatit të Superligës për shkak të situatës së pandemisë COVID-19.