Ylli i shkatërruar i Donald Trump në Hollywood, Foto: RTV 21

Shkatërrohet përsëri ylli i Donald Trump në Hollywood

Ylli i Donald Trump në “Pavijonin e Famës” në Hollywood nuk është më.

Dikush tjetër ka thyer përsëri me kazmë pjesën e yllit, njëjtë si James Otis në vitin 2016.

Policia kanë raportuar se një person është në mbajtje pasi është dorëzuar vetë për shkak të këtij vandalizmi.

Dëshmitarët dhe policia thonë se personi në fjalë ka arritur tek bulevardi me një çantë kitareje nga e cila ka nxjerrë një kazmë duke shkaktuar më shumë dëme sesa vandalizmi i vitit 2016.

Identiteti i personit të arrestuar nuk është bërë i ditur nga policia./21Media