Si arritën dy motrat Kastrati nga Zahaqi të kryejnë shkollë dhe të ndërtojnë karrierë në Hollywood?

Antoneta Kastrati, regjisore ka rrëfyer në “KALLXOPërnime” për shkollimin dhe të arriturat në karrierë e saj dhe të motrës, Sevdije Kastrati në Los Anxhelos.

“Kemi shku në Los Anxhelos, motra Sevdija në kamerë, ndërsa unë me një program një vjeçare, si punëtori për femra regjisore”, ka treguar ajo.

Regjisorja tregon se së bashku me motrën kanë filluar punën pas luftës.

“E kam pas një punëtori një javore në vitin 2002 me një organizatë jo qeveritare edhe e kam gjet veten, kam dashtë me kanë pjesëmarrëse tu u nis se nuk kam qen shumë e kënaqur në atë kohë”,  ka rrëfyer Kastrati.

Kastrati thotë se përmes punës së sja ka pasqyruar gjërat që zakonisht nuk komunikohen.

Regjisorja tregon se motra e saj Sevdije Kastrati ka filluar punën në moshën 17 vjeçare me kamerë.

“Çka është e mirë tek Sevidja, jo vetëm se prodhon imazhe të bukura, mendoja që ka të bëjë pakë që jemi rritë në katund, por edhe komunikimin që e ka me aktor do të thotë nuk e kinë prezencën e kamerës kur është Sevdija, sepse e ka komunikimin me aktorë sa nuk dëgjohet dhe për atë arsyeje mundesh me marrë edhe pamje intime sepse e kanë lidhjen me Sevdijen”, ka treguar Kastrati.